Justin Timberlake i kërkon falje Britney Spears pas publikimit të dokumentarit ku flet për ndarjen e tyre

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Dokumentari i Britney Spears ‘Framing Britney Spears’, i publikuar në fillim të këtij muaji, ka qenë ndër më të përfolurit.

I përfshirë në këtë ishte edhe këngëtari Justin Timberlake, me të cilin këngëtarja dikur ishte ne lidhje.

Justin e akuzonte Spears për ndarjen e tyre rreth 19 vite më parë, se ishte bërë shkaktarja kryesore duke i adresuar asaj të gjitha gabimet.

Fansat ndërkohë në rrjete sociale janë shprehur të indinjuar se fajtori kryesor mbetet Justin i cili njollosi e figurën e saj.

Me anë të këngës “Cry Me a River”, muzikanti shtoi dyshimet për një tradhti të mundshme nga ana e Britney.

“Në veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”, ka thënë mes tjerash artisti amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme