Justin Timberlake xhiron video në koncert me telefonin e fansit shqiptar

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 14:05 | Nga

Këngëtari Justin Timberlake është shumë i pëlqyer për muzikën e tij anë e mbanë globit.

Ai mundohet që të jetë pranë fansave në secilin koncert që mban, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe në koncertin e tij të fundit, të mbajtur në Kaliforni.

Në këtë koncert, ai ka pasur shumë afër skenës së tij një çift shqiptar.

Madje në një nga momentet gjatë performancë, Timberlake ka marrë telefonin e ofruar nga fotografi ferizajas, Kem Qerimi, për të xhiruar me të përreth.

Pranë Qerimit duke shijuar performancën ishte edhe e dashura e tij, e cila është ndër shqiptaret e rralla që punon si inxhiniere në kompaninë “Facebook”.

“Në rregull, Justin, do t’u jap telefonin tim”, ka shkruar Qerimi në videon, të cilën vendosi që ta ndajë me fansat e tij në rrjetin social Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme