Personi shkaku i të cilit Europoli nisi një nga operacionet më të mëdha policore të kohëve të fundit, me të cilin është shkatërruar rrjeti kolosal i kontrabandës së kokainës në Evropë, pret me qetësi vendimin e gjykatës në qelinë e burgut të Pulës pas arrestimit, shkruan Jutarnji list i Kroacisë.
Bashkim Osmani 56-vjeç, shqiptari nga Kosova me pasaportë kroate, kyç në klanin Osmani, dëshiron të largohet sa më shpejt nga Kroacia. Ai është i bindur se do të sqarojë të gjithë “konfuzionin” për arrestimin e tij në Spanjë.
Edhe pse e zëvendësoi apartamentin e tij luksoz në krye të hotelit Palazzo në Poreç, me një qeli burgu në burgun e Pulës, ku u soll nga policia gjyqësore pasditen e së mërkurës, Jutarnji mësoi se nuk është shumë i mërzitur për situatën e re.