Juventusi e Interi kanë shprehur interesim për yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiq.
Mundo Deportivo raporton se dy gjigantët italianë do të tentojnë ta transferojnë kroatin në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.
31 vjeçari ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së Frenkie de Jongut, dhe e dëshiron largimin nga Camp Nou.
Rakitiq vetëm njëherë ka qenë titullar këtë sezon, derisa pesë paraqitje i ka si zëvendësues.
Kujtojmë se Rakitiq ka kontratë me klubin katalunas deri në qershor 2021.
Për transferimin e tij raportohet se Juventusi apo Interi duhet të paguajë rreth 40 milionë euro.