“Zonja e Vjetër” do ta rivalizojë Manchester Unitedin për sulmuesin meksikan të Wolverhamptonit
Juventusi është futur në garë për yllin e Wolverhamptonit, Raul Jimenez.
Mediumi britanik “The Times” shkruan se gjiganti italian do ta rivalizojë Manchester Unitedin për sulmuesin meksikan.
Jimenez ka shkëlqyer në Premierligë që nga transferimi i tij aty në vitin 2018 nga Benfica.
Nga ajo kohë, ai i ka realizuar 26 gola në 67 ndeshje me Wolverhamptonin
Të dyja klubet e shohin blerjen e Jimenezit si një mundësi ideale në këtë kohë krize, të shkaktuar nga pandemia koronavirus.
Juve ndërkohë e pëlqen edhe Mauro Icardin e Interit, kurse United e do edhe Moussa Dembelen e Lyonit