Riccardo Orsolini është njëri nga lojtarët më në formë në Serie A.
Sulmuesi i talentuar italian ka shkëlqyer këtë edicion me Bolognan falë golave e asistimeve të shumta.
23-vjeçari ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë këtë edicion me fanellën e Bolognës.
Juventusi është duke e monitoruar ecurinë e lojtarit dhe synon ta rikthejë atë në Torino pasi e kishte shitur për 15 milionë euro te Bologna.
Por tani çmimi i lojtarit është rritur ndjeshëm dhe për këtë ka folur drejtori sportiv i Bolognës, Walter Sabatini.
Klubi i vjetër italian nuk e ka ndërmend ta shes Orsolinin, por Sabatini ka thënë se e vlerësojnë 70 milionë euro.
“Riccardo është duke luajtur mirë dhe është normale që të ketë oferta për të. Vlerësimi im për kartonin e sulmuesit është jo më pak se 70 milionë euro, por theksoj se nuk kemi në plan ta largojmë këtë verë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Bolognës, transmeton telegrafi.
Gjithsesi për lojtarin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër e madhe italiane Roma, por vështirë se ndonjëra nga dy ekipet e interesuara do ta paguajnë shumën e kërkuar nga Bologna.