Kampionët e Italisë, pas humbjes së pësuar në Kardif, duhet të përveshin mëngët për të disatën herë dhe të gjejnë zgjidhjet e duhura dhe lojtarët e duhur për t’i dorëzuar trajnerit Allegri një skuadër që të mund të ngjisë “malin” Champions League.
Një nga ëndrrat e “Zonjës së Vjetër” dhe e gjithë tifozëve bardhezi, është sigurisht Andres Iniesta. Pavarësish 33 viteve të tij, spanjolli mund të transferohet nëItali.
Në fakt, Marotta dhe Paratici po punojnë në prapaskenë për ta marrë kampionin e katalunasve në Torino, i cili ka fituar gjithçka të mundshme me Barcelonën. “Zonja” ëndërron të përsërisë operacionin Prilo, falë të cilit ka arritur të fitojë shumë në Itali.