Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.
Ylli uellsian në fund të stinorit përfundon kontratën me Arsenalin, gjë që i jep mundësinë që nga janari të shikojë për skuadrën e re.
Kjo situatë e tij ka bërë që katër skuadra evropiane të shfaqin interesim për shërbimet e tij.
Juventus, Inter, Milan dhe së fundi Everton, janë dëshirojnë të kompletojnë transferimin e Ramsey.
‘Daily Mail’ raporton se Everton tashmë ka kontaktuar agjentin e 27 vjeçarit, duke i ofruar pagë të majme lojtarit për të mposhtur në këtë garë Juventusin, Interin dhe Milanin.