Shitja tashmë e përfunduar e De Ligt te Bayern Munich do të përshpejtojë merkaton e Juventusit për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e përshtatshëm për holandezin.
Një nga emrat e parë në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Juves është Bremer, mbrojtësi i Torinos, për të cilin ka shprehur interesim edhe Interi.
Juve, megjithatë, tashmë është gati të bëjë befasinë. Drejtuesit e Juventusit janë të bindur se blerja e mbrojtësit brazilian do të mbyllet pasi ata janë gati të ofrojnë më shumë për Torinon dhe lojtarin sesa, Interi.
Juventus po ofron pesë vite nga 4 milionë euro neto në sezon për Bremer. 40 milion € gati për Torino.
Interi kishte një marrëveshje me lojtarin me 3 milionë euro plus bonus deri në vitin 2027 për muaj të tërë.