Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Olivier Giroudin për kontratë dyvjeçare, të vlefshme me 4.5 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio, bën të ditur se Chelsea i dëshiron 5 milionë euro për shitjen e Giroudit, transmeton koha.
Francezi, i cili më vonë gjatë këtij muaji do të jetë 34-vjeçar, ka kontratë me klubin nga “Stamford Bridge” deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Pavarësisht se nuk ka qenë shumë i pranishëm në formacionin e Lampardit, ai ka arritur të shënojë 10 gola në 25 paraqitje me Chelsean edicionin që e lamë pas.
Suarezi deri më tani ka qenë zgjedhja primare për Juventusin, por atij i duhet të marrë pasaportë italiane.
Nga ana tjetër, për Gonzalo Higuainin thuhet se ai ka marrë rrugën për të nënshkruar me skuadrën e Inter Miamit në Ligën MLS. Higuain pritet të shkojë si transferim i lirë.