Arsenalit i refuzohet oferta e dytë për Aubameyang

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 09:38 | Nga

Arsenalit i është refuzuar oferta e dytë për sulmuesin Pierre – Emerick Aubameyang.

Oferta prej 50 milionë eurosh ishte bërë nga klubi anglez të mërkurën dhe ishte refuzuar menjëherë.

Mësohet se Dortmundi do të marrë parasysh shitjen e lojtarit vetëm për një shumë prej mbi 50 milionë funtesh.

Arsenali është thënë se mund të inkuadrojë Olivier Giroudin në ndonjë marrëveshje, por të mërkurën oferta ishte e tëra vetëm “cash”.

Topçinjtë tash duhet që të vendosin nëse do të vazhdojnë të ndjekin lojtarin, apo do të kërkojnë alternativë tjetër.

Aubameyang ka qenë synim i Arsenalit tash e sa kohë në afatin kalimtar.

Aubameyang dy herë është lënë jashtë formacionit për arsye disiplinore dhe nuk luajti as në barazimin ndaj Herthas të premtën.

Të ngjashme