Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Pesë skuadra po luftojnë për tre vendet e Ligës së Kampionëve, ndërsa debati sa vjen e shtohet se kush do të përfundojë në ‘top katërshe’, pasi shumica e skuadrave do të luajnë me njëra-tjetrën.

Interi tashmë ka rezervuar vendin e tyre për garën elitare të Evropës dhe mund të fitojë titullin këtë fundjavë nëse ata mundin Crotonen të shtunën dhe Atalanta nuk arrin të fitojë kundër Sassuolos të dielën.

Atalanta ka zënë vendin e dytë me 68 pikë ndërsa Milani humbi 3-0 nga Lazio të hënën dhe ra në vendin e pesë me 66 pikë, po aq sa kanë nga Napoli dhe Juventusi në tretin dhe katërtin.

Lazio qëndron në pozitën e gjashtë me 61 pikë, por ka një lojë më pak dhe nëse fitojnë do të shkojnë në kuotën e 64 pikëve apo vetëm dy më pak se tri vendet para tyre.

Klubi kryeqytetas do të përballet me Torinon më 18 maj në ndeshjen e mbetur nga java 25-të, e cila u shty pas një shpërthimi të COVID që goditi klubin Granata.

Me pesë ndeshje të mbetura, një nga ndeshjet kryesore është takimi midis Juventus dhe Milan në 9 maj në Allianz Stadium.

Rossonerët do të përballen gjithashtu me Atalantan në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa Bianconerët presin Interin në javën e 37-të, në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme