Antonio Rudiger duket se përfundimisht do të largohet nga Chelsea.
Edhe pse u raportuar se mbrojtësi gjerman ka arritur marrëveshje me klubin londinez për të rinovuar kontratën, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Rudiger ka arritur marrëveshje në parim me Juventusin.
Ai thuhet se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Zonjën e Vjetër, derisa do të jetë pjesë e Biankonerëve nga 1 korriku.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor te Chelsea dhe Juventusi është pajtuar që t’i ofrojë pagë më të lartë se Blutë.
Rudiger është i familjarizuar me Serie A-në, pasi në të kaluarën ka luajtur me Romën, e që më pas i ishte bashkuar skuadrës londineze.