Në çdo merkato është një nga temat më të përmendura.
Fjala është për telenovelën Pogba, së cilës edhe më tutje nuk i dihet fundi, shkruan GazetaBlic.
Në mediat italiane ka filluar të qarkullojë një lajm ku Juventusi është shprehur i gatshëm që të heq dorë nga njëri prej dyshes Rabiot – Dybala, vetëm e vetëm që ta rikthejë Pogban.
Gjithsesi, ende nuk raportohet se negociatat kanë fillluar, mirëpo përderisa qëndron si opsion, mbase palët mund të shprehin gatishmëri për t’i filluar bisedimet.
Dy javët e fundit pritet të jenë të zjarrta sa i përket tregut të transferimeve, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.