Juventus i gatshëm ta lirojë Rabiot Dybala për Pogban

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Në çdo merkato është një nga temat më të përmendura.

Fjala është për telenovelën Pogba, së cilës edhe më tutje nuk i dihet fundi, shkruan GazetaBlic.

Në mediat italiane ka filluar të qarkullojë një lajm ku Juventusi është shprehur i gatshëm që të heq dorë nga njëri prej dyshes Rabiot – Dybala, vetëm e vetëm që ta rikthejë Pogban.

Gjithsesi, ende nuk raportohet se negociatat kanë fillluar, mirëpo përderisa qëndron si opsion, mbase palët mund të shprehin gatishmëri për t’i filluar bisedimet.

Dy javët e fundit pritet të jenë të zjarrta sa i përket tregut të transferimeve, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme