Juventusi i gatshëm të paguajë 19 milionë euro për Weston McKennie

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Juventusi do ta shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, Weston McKennie në fund të sezonit. Mesfushori amerikan iu bashkua Juventusit në formë huazimi nga Schalke në verën e vitit të kaluar.

Mediat në Itali shkruajnë se 22-vjeçari ka lënë përshtypje të mira te “Zonja e Vjetër”, e cila kërkon që ta mbajë në ekip për një periudhë të gjatë. Raportohet se Juventusi po planifikon t’ia paguajë Schelkes 19 milionë euro për McKennien.

4 gola dhe 2 asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin, është bilanci i McKenniet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme