Juventusi është në rrezik të dënohet për shkelje të rregullave për Ndershmëri Financiare (FFP) të UEFA-s, pasi që e ka kaluar limitin e përqindjes që guxon ta shpenzojë në krahasim me përfitimet.
RMC Sport i ka publikuar problemet financiare të Juventusit duke u bazuar në raportet financiare të KPMG-së, të cilat dëshmojnë se Juventusi është e vetmja skuadër nga tetë kampionet e mëdha të Evropës që po funksionon në humbje, transmeton Gazeta Express.
Raporti gjithashtu sugjeron se rezultatet do të jenë negative edhe për sezonin 2019/20.
Problemi më i madh i Juventusit qëndron te rregullat e UEFA-s për Ndershmëri Financiare, pasi që klubet s’kanë të drejtë të shpenzojnë më shumë sesa 70% të shumës së përfitimeve për paga. Juventusi aktualisht qëndron në 71 për qind.
Asnjë fitues tjetër i ligave të mëdha të Evropës nuk e ka kaluar limitin prej 70%, që do të thotë se Juventusi mund të dënohet nga UEFA për këtë problem.
Megjithatë, klubi italian është duke tentuar ta përmirësojë këtë problem. Në këtë tentim ndikimin pozitivisht fakti që përfitimet janë rritur dukshëm për Juventusin që pas transferimit të Cristiano Ronaldos.
Këto probleme mund të jenë ngjallur edhe shkaku i strategjisë së Juventusit, që gjatë viteve të fundit ka preferuar të transferojë lojtarë të cilëve u ka mbaruar kontrata, duke iu ofruar atyre paga të larta.