Juventusi vazhdon ta ndjek Jesusin, City i gatshëm ta shesë në verë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus dëshirohet në masë të madhe nga klubi italian, Juventusi.

Zonja e Vjetër është e interesuar të përforcojë sulmin me një emër të ri, pasi Gonzalo Higuain pritet të largohet, ndërsa Cristiano Ronaldo është i pasigurt.

Mediat angleze dhe italiane janë të gjitha një zëri – Juventusi e do sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

Sipas mediumit anglez Metro, Juventusi po tregon një interesim në rritje për të nënshkruar me sulmuesin e Cityt këtë verë.

City thuhet se është i hapur për të shitur Jesusin këtë verë, pasi 22-vjeçari nuk ka arritur ta fitojë vendin e Sergio Aguero në Etihad Stadium.

Juve ka filluar tashmë të monitorojnë përparimin e tij, ndërsa thuhet se kanë dërguar edhe skautë për ta parë atë kundër West Hamit së fundmi.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 70-80 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme