Kryeministri Tudose nuk arriti të marrë mbështetjen e partisë së tij në votimin e fshehtë që u mbajt në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar me 4 vota kundër dhe 4 abstenime, përkundër 59 votave të marra.
Në deklaratën që bëri kur doli nga mbledhja, Mihai Tudose tha se nuk do të priste deri në emërimin e një kryeministri të ri, dhe se partia kishte vendosur për krijimin e një partie të re.
“E akuzoj veten time për atë që nuk arrita të bëj më shumë autostrada dhe spitale, por 2017-ën nuk e mbylla edhe aq keq. Nuk jam penduar për asgjë”, u tha Tudose gazetarëve.
Kjo dorëheqje ndodhi një ditë para një vizite historike në Rumani të kryemieministrit japonez, Shinzo Abe, i cili do të pritej nga Tudose, në kuadër të një turneu në Evropën Lindore të kryeministrit japonez.
Ish-titullar i portofolit të Ekonomisë në dy qeveritë e mëparshme, Tudose ishte propozuar në postin e kryeministrit nga Dragnea në muajin qershor, por marrëdhëniet e tyre degraduan shpejt.
Marrëdhëniet mes Tudoses dhe Dragneas janë degraduar më tej për shkak të rastit të ministrit të Brendshëm, Carmen Dan, një i afërt i Dragneas, të cilit Tudose i kishte kërkuar dorëheqjen javën e kaluar pas një rasti pedofilie që përfshiu policinë.