Një rast i veçantë i ka ndodhur një qytetari ditën e sotme në Tiranë, pranë rrugës “Mine Peza”.
Ai kishte parkuar makinën e tij për disa orë, dhe kur kthehet e gjen xhamin e pasmë të thyer.
Ajo që e habiti më shumë, ishte se tek makina gjeti një letër me shkrim dore me shënimin “më merr për xhamin” dhe me një numër telefoni.
Pasi i telefonoi numrit, një zotëri i thotë ta presë aty. Nuk vonon shumë dhe ai shfaqet para makinës duke i kërkuar ndjesë dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë, e informon se xhami që thyer prej tij aksidentalisht pasi i kishte rënë kaçavida nga ballkoni. Kjo ngjarje është raportuar nga Jeta osh Qejf.
Më pas mori përsipër të gjithë vlerën e dëmit dhe e pagoi. Më poshtë raportimi i qytetarit:
Sot ne pasdite kisha parkuar makinën te mine Peza, dhe kur kthehem shoh qe ishte thyer xhami. Te parakaloi shof një letër që lexonte “me merr për xhamin” dhe numri i telefonit.
Kur e telefonoj me tha ta prisja aty dhe kur vjen me thotë qe i kishte ren kacavida nga ballkoni te xhami i makinës.
Pastaj tha qe te pyes për xhamin dhe do ti mbulonte te gjitha shpenzimet. Pyeta për çmimin e xhamit dhe ashtu beri. Te gjitha leket i pagoi. Jam shumë i impresionuar qe ka akoma njerëz kaq te mirë.