Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu referuar listave të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i themeluar me Vendim të Qeverisë Nr. 03/58 datë 27.01.2012, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendim të Qeverisë nr. 06/103 datë 21.11.2012, që përfundoi mandatin me 20 maj 2016, sipas Vendimit të Qeverisë nr. 04/87 datë 13.05.2016; i funksionalizuar me Vendim të Qeverisë nr. 03/124 datë 29.12.2016, me mandat deri më datë 20 janar 2017 ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin Veteran – Pjesëtar.
Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit Nr.04/L-261 të datës 23.04.2014 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës neni 9 dhe neni 10 dhe Vendimit të Kryeministrit Nr.729/2018 të datës 23.04.2018.
Vlen të ceket se që nga dhjetori 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për Veteranët – Invalidë dhe Familjet e Dëshmorëve, prej marsit 2018 ka filluar të lëshoj vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe Veteranët – Pjesëtar.
Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL.
Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e Veteranëve – Pjesëmarrës.