Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po mbahet turneu i pingpongut “Adem Jashari”. Edhe pse është paraparë që turneu të fillojë dje, sipas Kastriot Oranës, anëtar i bordit të Federatës së Pingpongut, ai ishte shtyrë për sot për shkak të motit të ftohtë dhe sepse salla nuk ka pasur mundësi të ngrohet, raporton Ekonomia Online.
Turneu ka filluar në orën 10 dhe do të zgjasë deri pasdite. Në fund do të shpërndahen medalje për fituesit.
Ky aktivitet është organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të komandatit legjendar Ademi Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për liri.