Ka ndërruar jetë kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe sovrane, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

I lindur në vitin 1935 në Kavadar, Andov ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe ka magjistruar në Universitetin e Beogradit.

Në disa raste ka mbajtur postin e kryetarit të legjislativit, ka qenë deputet dhe në vitin 1999 kandidoi edhe për president të shtetit.

Të ngjashme