Kabashi: Qeveria premtoi reforma të thella e ndryshime të mëdha, punoi jashtëzakonisht dobët

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 08:59 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Bekim Kabashi, në një prononcim për Ekonomia Online ka komentuar punën gati tre vjeçare të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, puna e kësaj Qeverie gjatë këtyre viteve ka qenë jashtëzakonisht e dobët në shumë sektor, pavarësisht premtimeve të mëdha.

Ai ka përmendur këtu sektorin e arsimit dhe shëndetësisë ku sipas tij, janë premtuar reforma të thella e ndryshime të mëdha e që deri me tani nuk janë vërejtura.

Kabashi ka thënë se Kosova është një vend që vazhdon të ketë nevojë për investimin në infrastrukturë, e që Qeveria ka bërë fare pak në këtë drejtim. Sipas tij, ka pasur rritje të çmimeve në të gjithë sektorët dhe se subvencionimi i Qeverisë për këtë nuk ka qenë i mjaftueshëm.

“Sa i përket kësaj Qeverie sigurisht që puna është jashtëzakonisht e vogël më shumë sektor, Kosova është një vend që vazhdon të ketë nevojë për investimin në infrastrukturë ne e kemi pa që kjo Qeveri ka bërë fare pak në këtë drejtim. Në anën tjetër kemi parë që ka pasur rritje të çmimeve në të gjithë sektorët po ai më i ndjeshmi tashmë edhe që jemi në sezonin e dimrit është rritja e çmimit të energjisë elektrike pavarësisht që ajo është subvencionuar nga ana e Qeverisë, por edhe buxheti nga ana tjetër është buxhet i qytetarëve, pra nuk është marrë direkt nga xhepat e tyre po është marrë direkt nga buxheti i shtetit të Kosovës që është buxhet i qytetarëve,”, tha ai.

Ai tha se ka ngecje në dy sektorët më të ndjeshëm, në atë të arsimit dhe shëndetësisë. Ai ka theksuar edhe marrëdhënie jo të mirë të Qeverisë me sindikata, ku sipas tij, Qeveria është në një front beteje pa një arsye me ta.

“Pastaj kemi ngecje në sektor tjerë, arsimi, shëndetësia, dy sektorët më të ndihshëm ku kjo qeveri ka premtuar që do të bëjë reforma të thella ndryshime të mëdha në këto dy sektorë dhe ne nuk vërejmë asnjë përparim në këtë drejtim. Si infrastrukturë në sektorin e shëndetësisë ku është jashtëzakonisht e nevojshme ndërsa te arsimi në procesin e reformave as infrastruktura pak a shumë është përfunduar nga qeverisjet e kaluara. Në anën tjetër kemi parë një betejë të paarsyeshme me sindikata kjo është Qeveri e majtë ka pasur raporte të kaluara, ka shty, ka mbështet, iniciativat e sindikatave. Por tani kemi parë që ka hap një parimisht  ka qenë në front në betejë kundër tyre si në sektorin e arsimit me mësimdhënës tash është kjo ma e freskëta me Policinë”, tha ai. 

Kabashi ka potencuar se Policia e Kosovës vazhdon që të ketë kushte jo të mira dhe se sipas tij, pavarësisht punës që PK-ja është duke e bërë, ata ende janë duke u përballur me paga të ulëta. 

“Policia e Kosovës vazhdon të ketë kushte jo të mira fillimisht në pajisje dhe reforma të ndryshme por ajo kërkesa kryesore që është e drejtë pasi që më herët them që kemi një inflacion të rritjeve të çmimeve, ka paga të ulëta. Ligji i Pagave është zvarrit për një kohë jashtë zakonisht të madhe dhe momentin kur është miratuar dhe është vu funksion këtë ligj prapë nuk ka plotësua nevojat dhe kërkesat e pjesëtareve të Policisë së Kosovës, të cilët sidomos kohëve të fundit lidhur me situatën në veri kanë qenë në angazhim të jashtëzakonshëm. Jo në kushte normale të punës ka pasur polic që është dashtë me ditë tanë të ngujohet, mos të jenë afër familjeve tyre, pavarësisht kësaj nuk merren parasysh kërkesat e tyre, tani tema kryesore kur kjo Qeveri ka ardhur në pushtet ka thënë dialogu me Serbinë”.

Të ngjashme