Kabineti qeveritar diskutoi për 100-ditëshin e qeverisjes

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kabineti qeveritar ka mbajtur takim ku është diskutuar realizimi i programit të Qeverisë për 100-ditëshin e parë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se fokusi ka qenë tek rimëkëmbja ekonomike.

“Në takim pune me kabinetin qeveritar për realizimin e programit të Qeverisë në 100 ditshin e parë dhe aktivitetet e parapara, me theks të veçantë në Pakon për Rimëkëmbje, planin legjislativ dhe planin investiv 2021-25”.

“Ne po përballemi me sfida të rëndësishme dhe ky mobilizim i Kabinetit është një mundësi për të hartuar një rrugë të qartë drejt një Kosove që i kthehet normalitetit, më të zhvilluar dhe me prosperitet për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3695627533831907
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme