Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka lëshuar sot një gabim teknik gjatë një postimi në “Faceboook”, ku njoftoi për takimin me kryetarin e komunës së Aerodromit në Shkup, Timco Muncunski.
Rama në njoftimin për takim e shkroi gabimisht se ka zhvilluar takim me “kryetarin e komunës së Aeroportit të Shkupit”.
E ky gabim i Ramës nuk kaloi pa u vërejtur.
Kështu ai e përmirësoi më pas postimin duke e shkruar në formën e duhur.
Me Muncunskin, Rama tha se kanë biseduar për çështje të ndryshme.
“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, shkroi ai.