Në një pronë shtetërore në Kaçanik janë gjetur të mbjella bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar mëngjesin e së hënës në Kaçanik.
Lexo Edhe:
Një nga momentet e paharruara të Adem Mikullovcit në Kuvend
“Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./