Të dielën në Kaçanik është raportuar që një person është vetëplagosur me armë gjuetie gjatë kohës sa ishte në pyll.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vetëplagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile”.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”.