Policia në Kaçanik ka arrestuar një person në oborrin e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar bimë të dyshuara të llojit kanabis.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kaçanik, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në oborrin e të dyshuarit janë gjetur katë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
“Kaçanik, 20.06.2021 ─ 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.