Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, priti në takim fituesit e ankandit publik të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Kaçanikut.
Në këtë takim u nënshkruan kontrata mes përfituesve të pronës dhe kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.
Kryetari Ilazi tha se dhënia e pronës komunale në shfrytëzim, është një hap drejt zhvillimit ekonomik të komunës dhe njëkohësisht do të ndihmoj përfituesit që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, ndërsa pagesa e qerasë do të jetë një shumë simbolike.
Nga ana tjetër kryetari i Komisionit Komunal për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Kaçanikut, drejtori i Administratës komunale Burim Çaka, tha se ankandi publik ka qenë i hapur 30 ditë, ndërsa më pas janë zhvilluar të gjitha procedurat e parapara sipas ligjeve në fuqi.
Fitues të këtij ankandi janë: NT “ Guri-N” me pronar Sabit Guri; NTP “Fresh Market” me pronar Jeton Guri si dhe NTP Mobilieria “Xheti” me pronar Besim Dema, të gjithë përfitues në zonën kadastrale në Rekë.
Prona komunale do të jetë e shfrytëzuar nga fituesit për periudhën 15 vjeçare.