Bytyqi në Kaçanik: Do ta mbështesim përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka vizituar komunën e Kaçanikut, në të cilën është pritur nga kryetari Besim Ilazi.

Ministri Bytyqi dhe kryetari Iliazi vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” dhe shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”.

Ministri Bytyqi tha se po punojnë që të kenë cilësi më të lartë në arsim, raporton Ekonomia Online.

“Vizituam dy shkolla ku edhe bashkëbiseduam me mësimdhënës dhe përgjegjës të komunës dhe morëm shqetësimet e tyre. U informuam për gjendjen e arsimit. Morëm shumë informata dhe kërkesa, bashkëbiseduam për një qasje dhe gatishmëri për cilësi më të lartë. Ne biseduam për bashkëpunimin qendror dhe lokal që t’i qasemi zgjidhjes së problemeve në nivelin lokal”.

Bytyqi u zotua se Ministria e Arsimit do ta mbështesë përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Kaçanik, sipas mundësive buxhetore.

“Mbështetja jonë do të jetë e parezervë në çdo komunë, por edhe në Kaçanik, qoftë në ndërtimin apo përkrahjen e infrastrukturave e cila ndonjëherë është e kufizuar për shkak të buxhetit, por që do të punojmë që të përmirësohet aq sa do të jetë e nevojshme. Gjithashtu u përkushtuam që të ketë një shtim i përgjegjësisë për gjithë neve qe të ngritet cilësia e arsimit në të gjitha vendet e Kosovës”, tha ai.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Iliazi, tha se e vlerësojnë gatishmërinë e ministrit për të përmirësuar infrastrukturën e arsimit.

“Ishte inkurajuese gatishmëria e ministrit për ta avancuar infrastrukturën shkollore. Ne vizituam dy shkolla dhe bashkëbiseduam me mësimdhënës. Ne e njoftuam ministrin për shqetësimet dhe gjendjen aktuale të shkollave, dhe e vlerësojmë shumë gatishmërinë e tij për mbështetje”, tha ai.

 

Të ngjashme