Ergys Kaçe është prezantuar sot si lojtar i Viktoria Plzen
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe është prezantuar te skuadra e re çeke, Viktoria Plzen.
Kaçe fillimisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij greke, PAOK deri në vitin 2020, e më pas është huazuar në Çeki.
Plzen do të jetë një mundësi e mirë për Kaçen, pasi këtë edicion do të luaj në fazën e grupeve të Europa Leagues dhe kështu do të mund të ruaj edhe vendin e tij në Kombëtare. /Express/