Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kriza energjetike është e planifikuar vit pas viti nga pushtetarët me qëllim të rritjes së importit me mafinë energjetike në rajon, kryesisht me njerëz nga Serbia, raporton Ekonomia Online.
“Vit pas viti kanë qenë shkaktar të krijimit të avarive të ndryshme me qëllim të rritjes së importit të energjisë elektrike duke marrë parasysh se janë të lidhur me mafian energjetike në rajon, kryesisht me njerëz që vijnë nga Serbia dhe me biznese të pista prej të cilave po përfitojnë këta vetë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, kjo gjendje është krijuar për të për të tërhequr vëmendjen nga çështjet politike. Ajo shtoi se ka të dhëna që njerëz të politikës kanë ndërtuar shtëpi fiktive ilegale me qëllim të përfitimit nga shpronësimi.
“Ju konvenon kjo gjendje, në radhë të parë për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha politike dhe në rend të dytë për të përfituar edhe njëherë qoftë përmes shpronësimit”, ka thënë Kadaj-Bujupi, raporton EO.
“Njerëz nga PDK kanë bërë shtëpi fiktive ilegale – vetëm që të përfitojnë kur të bëhet shpronësimi. Ndërkohë nëse nuk ndërmerret veprim shpejtë brenda dy muajve prodhimi do të jetë zero. Do të kemi reduktime të gjata”, tha ajo.