Ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi mohon se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se nuk është e interesuar të bëhet pjesë ekzekutivit.
Posti i plotë:
Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë.
As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.
Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.
Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive.
Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës.
Në ndërkohë, unë mbetem e përkushtuar në aktivitete rekreative dhe familjare.