Kërkesa e ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, nxiti përplasje në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ndërmjet kryetarit të këtij komisioni, Shkëmb Manaj, dhe deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Manaj të ditur se këtë shkresë e kishin pranuar në fund të korrikut të këtij viti.
“Pastaj kemi shkuar në pushim mes dy sesioneve. E kemi diskutuar me koordinatorin e Komisionit për këtë çështje dhe kemi pritur që në ndonjë prej mbledhjeve të radhës ta trajtojmë. Secila shkresë duhet të përcillet te secili anëtar i komisionit brenda dite, nuk e di pse nuk ka ardhur”.
Pas kësaj ka reaguar deputetja Kadaj-Bujupi, e cila akuzoi kryetarin e këtij komisioni për shkelje të ligjit.
“Së pari e keni shkelur ligjin, sepse me ligj është dashtë që në momentin kur e ke kuptu që ka pretendime për vepra penale nga një institucion e ke obligim me raportu. Nuk është korrekte që nuk na ke njoftuar për letrën”, u shpreh Kadaj-Bujupi.
Ajo më tej pyeti Manajn se përse e ka mbajtur të fshehtë këtë kërkesë.
“Pse e ke mshef, a je tut me pru a? Kush të ka thanë me fsheh shkresën? Unë nuk jam frikacake si ti mos me guxu me pru shkresën. E ke shkelur Kodin Penal”.
“Ne njihemi mirë kogja moti”, i është përgjigjur Manaj deputetes së AAK-së.