Kadare flet për të shkuarën që mban peng Shqipërinë

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 11:04 | Nga

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka folur për të kaluarën që e mbanë peng Shqipërinë.

Intervista me shkrimtarin vjen në një kohë kur opinioni publik në Shqipëri është përfshirë nga debati në lidhje me të shkuarën, dhe zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare.

Kadare këtë intervistë e ka dhënë për emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme