Kadeti i FSK’së, Edisona Ukaj, ka diplomuar në akademinë ushtarake të ushtrisë gjermane.
Në njoftimin e FSK’së thuhet se zyrtarët e lartë të Bundesëehr i dorëzuan diplomën kadetit.
“Pas tri viteve studime intensive në akademinë ushtarake të ushtrisë Gjermane, kadeti Edison Ukaj përfundoi me sukses shkollimin e tij. Në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundesëehr i dorëzuan diplomën kadet Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.
Nga një fjalë rasti zv. ambasadorja Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani Nënkolonel Besim Gashi falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundesëehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”