Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake West Point të ShBA-së, vazhdon në FSK

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në Botë, West Point të ShBA-së.

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të kadetëve që vinë nga gjithë bota demokratike ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ai duke iu drejtuar kadetëve dhe të pranishmëve theksoi rëndësinë e shkollimit në këtë akademi dhe detyrat që i presin liderët e rinj në rrugëtimin e tyre në jetën ushtarake dhe duke i përgëzuar ata për punën angazhimin dhe diplomimin me sukses.

“Kadet Sadiku do të vazhdojë punën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, me standardet më të larta të vendeve partnere dhe duke shpërndarë njohuritë e fituara tek pjesëtarët e FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme