Kadri Veseli e mbush plot Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik

Kaçanik | 04 Qer 2017 | 16:23 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, është ndalur në Kaçanik.

Në sallën e mbushur plot të Shtëpisë së Kulturës, Veseli ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me koalicionin PDK-AAK- Nisma, do të fuqizohet ekonomia, të rinjtë dhe gratë.

Kurse, kandidati për deputetë, Xhelal Gashi, ka premtuar përkrahje për Kaçaniku, si në fushën e turizmit etj.

Më herët gjatë ditës, PDK mbajti tubim në Ferizaj, ndërsa do ta mbyllë ditën me një tubim në Han të Elezit.

Fotot: Ekonomia Online

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme