Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Kadri Veseli, ka vizituar sot strukturat e këtij subjekti në Gjakovë.
Veseli tha se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do jetë standard i ri për të ndalë të keqen që e ka bllokuar perspektivën e Kosovës.
”Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një standard i ri për me e ndalë të keqen që po e bllokon perspektivën e vendit tonë dhe shanset e barabarta për të rinjtë. Këtë luftë do ta bëjmë me njerëzit e mirë, këtu në Gjakovë dhe kudo nëpër Kosovë”.