Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët e Skenderajt për 20 vjetorin e çlirimit.
Përmes facebook, lideri i PDK-së, tha se Skenderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare.
”Në ditën e çlirimit të Skenderajt, gjithë qytetarëve të kësaj komune ua uroj këtë ditë të madhe. Brez pas brezi, Skenderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, që nga themelimi i UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, krenaria dhe nderi i kombit tonë. Lavdi dëshmorëve të Skenderajt dhe gjithë Kosovës!”