Kadri Veseli: Paqe do të ketë me Serbinë, por jo harresë

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli pas intervistës para Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë tha se është shumë optimist se do të ketë paqe me Serbinë dhe se kjo do të arrihet shpejt.

Por ai në një intervistë në Info Magazine duke thënë se gjenocidi serb në Kosovë ekziston edhe në dokumente u shpreh i bindur se kjo gjë nuk duhet harruar kurrë, njofton Klan Kosova.

“Duhet të ketë paqe. Nuk ka vend për pesimizëm sepse kjo vetëm se ka filluar dhe ka dy-tri vite. Kjo do të arrihet kjo inciativë nga Kosova. Ajo që shoh unë në Kosovë është se ka shumë opitimizëm në të ardhmen tonë. Paqe do të ketë me çdo shtet fqinj që kemi për arsye se Kosova nuk promovon politika të konfliktit, por nuk do të ketë harresë”.

Veseli për deklaratën e kandidatit potencial për kryeministër, Albin Kurtit, se nuk do t’i dorëzojë luftëtarët e UÇK-së para Gjykatës Speciale tha se nuk do ta komentojë në këtë moment, por se po t’i ishte bërë pyetja në Prishtinë, ai tha se e di si do të shkojë edhe kjo punë.

“Nuk do të ishte korrekte të interpretoj diçka tani. Ajo çka ne të gjithë duhet të bëjmë është se nuk duhet të ndërrojmë qëndrimet tona edhe kur jemi ngushtë edhe kur s’jemi, edhe kur je opozitë edhe kur jemi pozitë. Duhet të kemi korrektësi sepse është lehtë të mashtrosh popullin tënd në një rrethanë të caktuar”.

“Ne si shtet i pavarur duhet t’i shkojmë deri në fund çdo gjëje sepse jemi shtet sovran dhe nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje për faktin se e vërteta është në anën tonë”.

“Ajo çka duhet të fokusohemi është që të angazhohemi për këtë të vërtetë dhe ta mbrojmë. Krejt kjo lidhet me një gjë që fëmijët tonë të kenë perspektovë dhe të ndihen të sigurt dhe këtë e kanë kur shteti i Kosovës është i integruar në mekanizma ndërkombëtarë dhe kur të ka zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe shtet ligjor”.

“Kjo nuk varet nëse je në pozitë apo opozitë. Është e pandershme që të mbash qëndrime që mund të ndërlidhen nga momentumi yt ose nga një frikë e caktuar. Kush ka frikë do të vdesë frikacak dhe kush është në anën e drejtësisë do të jetë gjithmonë ashtu”.

“Besoj në kombin tim dhe në vlerat e tij dhe i respektoj kombet tjera. Nuk shoh më luftë me Serbinë dhe shpresoj që kurrë të mos ndodhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme