Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Kadri Veseli me veprimet e fundit që po i bën, po tregon se dëshirë e tij është shkuarja në zgjedhje.
Madje sipas Zogaj, Veseli tash e dy muaj më parë e ka filluar fushatën.
“Kadri Veseli që dy muaj e ka filluar fushatën. Kjo tregon se kërkesa e tij është për të pasur zgjedhje”, pohoi Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
Zogaj ka folur edhe për përformancën e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Isa Mustafa.
Drejtori i Lëvizjes FOL, pohoi se qeveria prejse ka filluar rrugëtimin e saj është në krizë dhe tani vetëm se po shpërfaqet ajo.