Zogaj: Kurti erdhi me premtime të mëdha, pushteti i tij është përgjakur tashmë

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 00:57 | Nga Ekonomia Online

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

Zogaj tha se pas gjithë kësaj doli që shteti është përgjegjës për këtë vrasje të dyfishtë.

Madje ai reagoi ndaj statusit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se le të bën llogari sa mundet se sa shqiptarë më pak kanë mbetur, pasi sipas tij, pushteti i tij është përgjakur tashmë.

“Na doli që shteti është përgjegjës për vrasjen e dyfishtë. Pushteti aktual, i cili erdhi duke premtuar drejtësi, la te lire një monstrum dhe nuk e mbrojti një grua”.

“Kryeministri le te bën llogari sa te mundet se sa shqiptarë mbeten me pak nga kjo vrasje, por le ta dijë që pushteti i tij është përgjakur tashmë”, ka shkruar Zogaj.

“Shteti eshte ne funksion te burrave qe vrasin gra. Burrat munden me qene te cmendur, nje pjese po deshmohet per cdo dite qe jane, por per ate ekziston nje shtet qe duhet me e ndale kete cmenduri. Shteti ka pase urdher me e mbrojte gruan qe u vra, nuk e ka bere. Ne fakt shteti ka marre pjese ne vrasjen e saj”, ka shkruar në një postim të dytë Zogaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme