Zogaj: Kurti deshi shfaqje dhe atë e gjeti

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës, ku janë djegur dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan.

Zogaj përmes një postimi në Facebook tha se veprimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend ishe një shfaqje, duke tentuar që përmes kësaj t’i fitojë zgjedhjet lokale.

Ai tutje tha se ‘kjo qeveri deshti shfaqje dhe atë e gjeti’.

“Vitin e kaluar, kur reciprociteti ishte ekonomik dhe ku Serbia demtohej me shume, nuk kishta barrikada ne veri, nuk digieshin objektet e institucioneve publike, e as nuk shkelej hapesira ajrore e Kosoves. Kete vit deshten qe reciprocitetin ta paraqesin si nje shoë. Shko ne Kuvend, shpalosi targat me RKS dhe tento qe permes kesaj me i fitu zgjedhjet lokale. Show deshti kjo qeveri dhe ate e gjeti.

Nje kasnec i shumices parlamentare tha nje dite qe “qeveria i ka mendu te gjitha skenaret e mundshem ne lidhje me vendimin per targat.” Sic po shihet, pervec show qe kishte skenar, asgje tjeter s’kishte menduar”, shkroi Zogaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme