Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, se krahas shumë sektorë edhe në aspektin e sigurisë ka mangësi, raporton Ekonomia Online.
“Kosova krahas shumë sektorëve në aspektin e sigurisë ka shumë mangësi. Koncepti i sigurisë së Kosovës duhet t’i dëshmoj BE-së dhe SHBA-së se jemi me ta. Roli i shtetit kosovar duhet të bëjë më shumë për sigurinë kombëtare. Prandaj, na duhet unitet. Ne kemi votuar çdo projektligj me ushtrinë nacionale”, tha ajo.