Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike Mustafë Kadriaj po e sheh si shumë të nevojshëm vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë, pas formimit të institucioneve të reja.
Madje sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk duhet të ketë frikë nga dialogut me Serbinë, dhe t’i prijë këtyre bisedimeve sa më shpejtë.
“Së pari është një përparësi që Kosova tashmë e ka një Qeveri, e ka kryeministrin dhe në fakt edhe me mandat kushtetutes, meqë tashmë vetëm kryeministri është ai i cili duhet t’i prijë bisedimeve. Njëherit e ka edhe agjendën e bisedimeve që në fakt sado që zgjatet kjo gjendje është e dëmshme për Kosovën, kështu që një hap përpara duhet kryeministri të merr hapin dhe të jetë pjesë e bisedimeve në bazë të agjendave që i kërkon Bashkimi Evropian ose ShBA-në në këtë drejtim”, tha ai.
“Kryeministri nuk duhet ta ketë fobi sepse ka marrë mandatin për të qeverisur dhe prirë bisedimeve dhe agjendave të ndryshme që i kërkohet shtetit të Kosovës. Ai e ka bërë gjithë këtë kauzë politike me ardhë në krye të qeverisë, dhe duhet ta ketë të qartë që bisedimet kërkojnë edhe kompromis”, theksoi tutje ai.
Sipas tij, koha optimale për të nisur këto bisedime mund të jetë gjatë verës, në mënyrë që në fund të vitit të kemi një marrëveshje sa më të favorshme për vendin.
“Mendoj që tash më vetëm fillon sezona e pranverës-verës deri në vjeshtë mundësisht të kryhen bisedimet dhe që në fund vitit të kemi një marrëveshje mundësisht optimale sa më të mirë dhe të favorshme edhe për Kosovën sepse edhe kryeministri duher ta ketë të qartë që një gjendje e tillë për Kosovën është në favor të Serbisë”.
“Tek e fundit nëse vie deri tek një kompromis unë do ta mbrojë idenë time që nëse vie që komunat serbe të kenë një përparësi më të madhe sesa që i ka pako e Ahtisarit ose Kushtetuta e tanishme vlerësoj që Kosova në bashkëpunim me Shqipërinë dhe ShBA-në duhet të ketë një agjendë tjetër që të ketë ndryshim kufijve”.
Madje ai thekson që Kurti gjithmonë është bllokuar në disa pika dhe nuk ka mundur t’i shtyejë përpara, duke fajësuar kështu partitë e tjera politike, raporton EO.
“Bazë asaj që kemi parë deri tani z.Kurti gjithmonë në disa pika kur është bllokuar dhe nuk ka mundur ti shtyejë agjendat përpara, me një mënyrë ju ka kthyer qytetarëve që nuk po më lënë subjektet e tjera politike ose ndikimi i jashtëm por tani e tutje është kryeministri i parë që ka marrë mbështetjen më të madhe që nga paslufta dhe këtë mbështetje që e ka marrë duhet ta kthejë që t’i prijë bisedimeve, të merr edhe përgjegjësi sepse burrështetasit kanë edhe përgjegjësi, dhe tu prijnë proceseve”, u shpreh ai.
Kadriaj vlerëson që kryeministri Kurti duhet ta kuptojë ndikimin e ShBA-së që disa prej proceseve më të rëndësishme të jenë në koordinim me këtë shtet.
“Unë vlerësoj që nëse kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ndikimin e jashtëm sidomos të ShBA-së do të thotë që ende nuk është pjekur për këto procese, dhe vlerësoj që ai duhet ta ketë të qartë që agjendën e jashtme dhe bisedimet duhet të jenë në koordinim me ShBA-ja e edhe Bashkimin Evropian, ndërsa për proceset e tjera të brendshme është çështje tjetër”.