Në kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se Kuvendi dhe deputetët janë marrë shumë pak me këtë temë e cila kërkon vazhdimisht t’i kushtojmë rëndësi dhe kujdes të veçantë.
“Dhuna në familje është njëra nga fenomenet që padyshim është shumë e përhapur në shoqërinë tonë, e që fatkeqësisht ne si Kuvend hde deputetë jemi marrë shumë pak me këtë temë, edhe pse kjo duhet të jetë aktuale dhe ne duhet vazhdimisht ti kushtojmë rëndësi dhe kujdes të veçantë. Dhuna në familje ndodh mes partnerëve të ngushtë që jetojnë bashkë në familje, për fat të keq po kemi shumë raste të dhunës të raportuara në organet e drejtësisë”, tha deputetja Kadrijaj.
Fjalimi i plotë:
Dhuna në familje është njëra nga fenomenet që padyshim është shumë e përhapur në shoqërinë tonë, e që fatkeqësisht ne si Kuvend hde deputetë jemi marrë shumë pak me këtë temë, edhe pse kjo duhet të jetë aktuale dhe ne duhet vazhdimisht ti kushtojmë rëndësi dhe kujdes të veçantë. Dhuna në familje ndodh mes partnerëve të ngushtë që jetojnë bashkë në familje, për fat të keq po kemi shumë raste të dhunës të raportuara në organet e drejtësisë.
Dhuna në familje po prekë të gjitha shtresat shoqërore dhe ky padyshim që është indikator për shqetësim. Kufizimet e lëvizjes, karantinimi dhe oraret e mbylljes në shtëpi, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19. Por, ato kanë përkeqësuar gjendjen e shumë grave tashmë viktima të abuzimit në familje, krejt kjo sipas ekspertëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, që statistikat zyrtare në vend tregojnë mjaftë raste të dhunës në familje, ekspertët dhe OJQ-të në vendin tonë thonë se të dhënat rrallë pasqyrojnë shkallën e vërtetë të problemit, pasi viktimat shpesh nuk raportojnë incidente dhe disa madje nuk e pranojnë se po abuzohen.
Shumë prej grave nuk i paraqesin rastet e abuzimit sepse kanë frikë se partnerët e tyre të dhunshëm do t’i dëgjojnë dhe se më pas dhuna do të përshkallëzohet dhe ato nuk do të lejohen të largohen nga shtëpia. Situata është veçanërisht e vështirë për viktimat e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Ky është një ri-traumatizim jo vetëm i viktimave, por edhe i fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Kuvendi ka miratuar ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje i cili për fat të keq lë shumë port të dëshiruar nga zbatimi i tij në praktikë. Fakt për këtë janë edhe dënimet tejet të ulta për disa nga vrasësit e grave të tyre në Kosovë. Kjo është e papranueshme për ne. Drejtësia duhet të vihet në vend. Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përshëndes këtë debat parlamentar i cili po mbahet sot. Në këto tema duhet të jemi gjithmonë njëzëri.