Kadriu: Koalicioni AAK-PSD paraqet shpresë për popullin e Kosovës

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se koalicioni ndërmjet AAK-së dhe PSD-së paraqet shpresë për popullin dhe Kosovës, dhe për të ardhmen e saj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook tha se Aleanca me socialdemokratët dhe të tjerët që do t’i bashkohen rrugëtimit të aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjn shtet Kosovën.

Postimi i plotë:

Të bashkuar për 100% shtet

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe mundësia për tu zgjeruar ky tabor, paraqet shpresë për popullin, për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Çdo ditë AAK po rritet, parti serioze dhe që kanë qenë pjesë e vendimeve të mëdha po i bashkohen vizionit tonë.

Aleanca me socialdemokratët, dhe të tjerët që do ti bashkohen rrugëtimit të aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjnë shtet Kosovën.

Nuk ka asnjë dyshim, qeveria Haradinaj e rikthej shpresën tek populli. U bë e qartë se edhe Kosova paska njerëz që e duan vendin, e duan të mirën e përgjithshme, e duan sovranitetin e shtetit. Edhe Kosova paska mundësi me pasë qeveri me njerëz që shohin përtej çdo interesi personal, grupor apo partiak.

Bashkë, do ta ruajmë 17 shkurtin e 2008-së. Ky është vullneti i popullit, ky është obligimi ynë!

Rexha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme