Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se ndërtimi i rrugës Verbicë e Zhegocit – Sllovi, ka qenë nevojë urgjente për banorët e asaj ane, sipas Kadriut, legjislaturat e kaluara qeverisëse nuk kishin ndërmarrë hapa konkret për fillimin e këtyre punimeve.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur që sot filluam ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegocit -Sllovi, me gjatësi prej 8 kilometra, rrugë e cila ka qenë dashtë të ndërtohet para shumë vitesh, sepse ka qenë nevojë urgjente për banorët e kësaj ane. Gjithmonë u kanë premtuar banorëve për këtë rrugë, dhe asnjë qeveri nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret.
Sot, në fillimin e këtyre punimeve, morëm pjesë bashkë me ministrin Lekaj, kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi. E vlerësojmë si projekt me rëndësi të veçantë për faktin se kjo malësi është emblemë për Anamoravën në përgjithësi, ngase këtu ka vepruar edhe Shtabi i UÇK-së i Zonës së Karadakut.
Falemnderim për kryeministrin Haradinaj, ministrin Lekaj, për mbështetjen që i japin projekteve infrastrukturore në Anamoravë, dhe për përkushtimin e tyre ndaj këtij regjioni të Kosovës. Mirënjohës edhe kryetarit Haziri dhe gjithë kryetarëve të komunave për bashkëpunimin me nivelin qëndror.